581 vjet më parë u ngrit flamuri i Besëlidhjes dhe i Lirisë së kombit tonë dardane-arbëror
Shkruan: Gjon KEKA
Të dashur dardano-arbëror kjo ditë e kjo orë solemne i kushtohet kujtimit të një prej momenteve më të bukura dhe më të rëndësishme në historinë e atdheut tonë dardano-arbëror, në të cilën vështrimi ynë është i drejtuar pas 581 vitesh në atë kohë kur kryheroi ynë Gjergj Kastrioti më datën 28 nëntor 1443 u rikthy në atdheun e tij dhe ngriti flamurin e lirisë ,pavarësisë dhe të identitetit tonë kombëtar që do të bëhet më pas edhe flamur i përjetshëm i kombit tonë. Kështu 581 vjet më parë arbërorëve iu rikthye liria,dinjiteti, identiteti,shteti dhe vendi që i takonte gjithnjë në historinë e përbashkët të familjes europiane,Kjo ditë ,kjo datë duhet të jetë një festë e përkujtimit të gëzueshëm, një festë vëllazërore, një fesët e rikthimit të vërtetë të popullit tonë në rrënjët e veta, në identitetin e vetë sipas shembullit të shenjët e te bekuar të Gjergj Kastriotit i cili kur u kthye Dardano-Arbërisë me tërë qenien e tij, dhe nuk mbajt asgjë nga pushtuesi apo armiku i tij otoman. Kështu duhet vepruar edhe ne sot, asgjë ama asgjë nga pushtuesi otoman nuk duhet të mbes në shpirtin dhe imazhin e dardano-arbërorit të vërtetë.
Vështirë se historia e ndonjë populli tjetër në gadishullin Ilirik është aq i pasur me ngjarje dhe vepra të mëdha, e përshtatshme për të ngritur zemrën në festa të tilla kombëtare e të denja përkujtimore dhe për të ngjallur entuziazëm për atdheun, si historia e popullit tonë dardano-arbëror. Nuk ka vend në tokë, djemtë e të cilit u detyrohen paraardhësve të tyre aq shumë sa ne; Vështirë se një vend më i bekuar nga Zoti se i yni i cili na bekoi me figura të shenjta kombëtare e humane si kjo e Gjergj Kastriotit, Pejtër Bogdanit, Idriz Seferit,Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Gjergj Fishtës, Shtjefën Gjeçovit ,Nënë Terezës, dr. Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit, Vëllezërit Haradinaj, Agim Ramadanit, e shumë martirë e dëshmorë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës etj, të mbetet në këtë shekull në errësirë,i çorientuar e pa identitet të qartë kombëtar e të besimit të natyrshëm të tij brenda kontinentit europian si pjesë rrënjësore e familjes europiane.
Duke ditur se ne jemi një nga popujt që kanë luftuar kaq shpesh për ta mbrojtur veten e tij nga armiqtë e njëpasnjëshëm ,nuk do të duhej që e gjithë kjo sakrificë,i gjithë ky gjak i derdhur për lirinë, identitetin, gjuhën, shpirtin e përbashkët europian të kombit tonë për të mos u shkëputur nga familja europiane etj, të harrohet e të shihet si diçka më kot nga brezat e ri sot, ose të mohohet vetëm se prijësit e kombit tonë ishin të krishterë arbëror sikur ishte Gjergj Kastrioti apo Nënë Tereza dhe figura tjera që dhanë djersë e gjak për liri me shekuj.
Në fakt do të duhej që këto vlera që rrallë popujt tjerë i kanë ,këtë ditë të bekuar, këtë datë të shenjtë për kombin tonë dardano-arbëror ta nderojmë me thellësinë e shpirtit ta jetojmë në gëzimin e plotë të kësaj të mire që na lanë paraardhësit tanë të bekuar. Të gëzohemi e ta përjetojmë në venat tonë ,në pulsin tonë të jetës sonë si qytetar e si dardan e arbëror të vërtetë këtë ditë të madhe e të bekuar për kombin tonë ,pra 28 nëntorin e vitit 1443,madje gëzimi të bëhet edhe më i madh kur vëllezërit mblidhen bashkë dhe i tregojnë botës se dardano-arbërorët e Gjergj Kastriotit janë ende gjallë të bashkuar dhe pjesë e civilizimit të përbashkët të familjes europiane. Që të ndodhë kjo duhet sikur nënvizova më lartë një rikthim i përgjithshëm të rrënjët, te identiteti dhe vlerat e Besa që kishte Gjergj Kastrioti më dardano-arbërorët e tij si në kohën e Kuvendit të Lezhës.
Ne duhet të jemi bijë e bija të Gjergj Kastriotit e Nënë Terezës e të qëndrojmë atje si një popull i bashkuar e me identitet e besim të përbashkët dhe më orientim të qartë drejtë rikthimit në familjen e Bashkimit Europian si bijë e bija të këtij civilizimi të përbashkët të këtij kontinenti. Ashtu që edhe pse ne jemi një popull i vogël, ta bëjmë veten të vlefshëm e të respektuar dhe të dim ta ruajmë pozicionin tonë midis popujve të civilizuar të Europës,sikur u respektua dhe u nderua në kohën e motit të madh të epokës së pavdekshme të Gjergj Kastriotit,kur kryeheroi ynë e bëri Arbërinë flamurtare të mbrojtjes së civilizimit të përbashkët europian.
Toka dardano-arbërore është e stolisur me magjinë më të mrekullueshme të natyrës, që vetëm Perëndia i ka dhënë ato bukuri të rralla në këtë pjesë të Europës. Lutja ime është për gjithë e sidomos për brezin e ri sot, mos e vritni lirinë e fituar me gjak, mos e vritni vëllai vëllanë, mos e shkelni gjakun e paraardhësve ,mos i mohoni themeltarët e kombit dhe shtetit ,dëshmorët ,luftëtarët e lirisë,sepse një ditë mallkimi do të bjerë si vetëtima mbi kokat tuaja dhe të brezave tuaj, Por duane njëri-tjetrin, duani veprat e paraardhësve dhe imitoni e bëhuni shembull i mirë i shtetit, kombit që kushdo që ju sheh ta kuptojë se jeni bijë e bija të Gjergj Kastriotit që e doni lirinë dhe e ruani civilizimin e përbashkët të familjes europiane dhe bijë e bija të Nënë Terezës me zemër të madhe,bujare e humane që bota të ju njeh nëpërmjet tyre.
Mos u mashtroni duke praktikuar ideologjinë islamike që e futi në trojet tona me dhunë e tirani pushtuesi otoman ,një ideologji kjo që ju pengon ta doni në të vërtetë kombin ashtu si është e jo me syze ideologjike të pushtuesit, një ideologji e tillë ia humb identitetin dardano-arbëror europian të vërtetë dhe mbi të gjitha ju bënë armiq të kombit tuaj, të gjakut tuaj ,të gjuhës së ëmbël iliro-arbërore ,të familjes dhe të vlerave dardano-arbërore europiane. Por bëhuni njerëz të dijes ,të shkencës , të kulturës dhe të vlerave të larta qytetare e humane dhe mbi të gjitha bëhuni dardano-arbëror të mirë,qytetar të mirë e të kulturuar dhe europian të vërtetë e të natyrshëm.
Ta bëjmë Tokën tonë,Atdheun tonë,Shtetin tonë,Dardaninë tonë,Familjen tonë tempull apo shtëpi të përbashkët të lirisë që shkëlqen më madhështi ashtu si duhet të jetë në të vërtetë dhe jo kështu sikur tani ,liria që është tani nuk i ngjanë lirisë që duhet të jetë në të vërtetë. Liri Kastriotiane-Skënderbegiane pra një liri që do të thotë jo vetëm liri e atdheut por edhe liri e shpirtit të përgjithshëm dhe jetës brenda si vëllezër e të bashkuar rreth Besës dorë për dore drejt të ardhmes së mirë e të sigurtë.
Fara e lirisë që e mbolli kryeheroi Gjergj Kastrioti me dardano-arbërorët e tij më 28 nëntor 1443 ajo mbiu në shumë zemra dardano-arbërore atëherë,pastaj më vonë mbiu edhe më 28 nëntor 1912,dje dhe sot e nesër e përgjithmonë dhe se kjo farë e lirisë duhet të bëhet një ditë një Pemë e fortë brenda vetë zemrës së kombit tonë dhe zemrës së familjes së përbashkët europiane aty ku edhe e kemi vendin tonë të natyrshëm.
Dardano-Arbërorët e Gjergj Kastriotit në atë epokë nuk mund të harronin se liria, lumturia dhe nderi i tyre qëndronte vetëm në Besëlidhjen e tyre, se vetëm së bashku ishin të fortë dhe të pathyeshëm. Pra, flamuri i besëlidhjes që e shpalosi kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti, ai flamuri i lirisë, ka qenë gjithmonë lart e krenar në trojet tona të Ilirisë dhe asnjë stuhi nuk ka mundur ta rrëzojë atë dhe flamurin që sot e përgjithmonë ne identifikohemi si bijë e bija të gjakut të Gjergj Kastriotit dhe Shqiponjës së tij.
Urime përvjetori i 581 për bijat e bijtë e vërtetë të Gjergj Kastriotit.
Zoti e ruajt atdheun tonë
Zoti e ruajt Dardaninë tonë
Zoti e ruajt kombin tonë Dardano-Arbëror europian
Rroftë mbreti ynë Gjergj Kastrioti!