48 orë në ndalim personi që dyshohet se ndezi zjarr në pronën e tij në Vushtrri

Një person është arrestuar në orët e mbrëmjes në Vushtrri në dyshime për zjarrëvënie.

Në pasditen e sotme është raportuar se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth dhjetë (10) hektarë pyje në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.

Në përpjekje për të lokalizuar zjarrin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe të zjarrfikësve, ku pas disa orëve është arritur që të lokalizohet zjarri.

Pas veprimeve hetimore hetuesit policor kane arritur të identifikojnë të dyshuarin i cili dyshohet se ka vetshkaktuar ndezjen e një zjarri në pronën e tij, ku pastaj zjarri është shpërndarë.

Lidhur me veprimet e ndërmarra policore është njoftuar prokurori i rastit i cili ka urdhëruar që i dyshuari R .A., 51-vjeçar të intervistohet, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia në vazhdimësi ka apeluar dhe apelon për KUJDES dhe mos ndezje të zjarreve.

Go to TOP