47 shtete shqetësohen për abuzimet e Kinës ndaj ujgurëve

47 vende kanë shprehur shqetësimet e tyre për sjelljen e Kinës ndaj myslimanëve ujgurë në rajonin Xinjiang.

Këto vende e dënuan abuzimin e Pekinit ndaj këtij komuniteti, raporton Al-Jazeera.

“Ne vazhdojmë të jemi shumë të shqetësuar për situatën e të drejtave të njeriut në Rajonin Autonom Ujgur të Xinjiang-ut”, ka thënë Paul Bekkers, ambasadori holandez në OKB në Gjenevë, para Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, të martën.

Duke dhënë një deklaratë të përbashkët në emër të 47 vendeve, Bekkers vuri në dukje një numër “raportesh të besueshme” që tregojnë se më shumë se një milion ujgurë dhe pakica të tjera myslimane janë arrestuar në mënyrë arbitrare.

Pekini ka pranuar se ka kampe, por se ato janë “qendra trajnimi të aftësive profesionale” dhe të nevojshme për të trajtuar “ekstremizmin”.

“Ka raporte për mbikëqyrje të gjerë të vazhdueshme, diskriminim kundër ujgurëve dhe personave të tjerë që u përkasin pakicave,” ka thënë ai. 

Go to TOP