Nimani: Qeveria ka dështuar të përmirësojë standardin ekonomik të Kosovës, vendi mbetet në fund të rajonit për pagat mesatare
Artan Nimani nga Forumi Intelektual Evropa, ka theksuar se ndryshimi politik është i domosdoshëm për të siguruar zhvillim dhe mirëqenie për popullin e Kosovës.
Ai ka paraqitur të dhëna për pagat mesatare në Ballkan, ku Kosova qëndron në fund të listës me vetëm 570 euro, shumë më poshtë se vendet fqinje.
“Shqipëria ka një pagë mesatare prej 608 eurosh, ndërsa Maqedonia e Veriut 668 euro. Në krahasim, Serbia dhe Mali i Zi kanë paga mesatare prej mbi 820 eurosh, ndërsa Kroacia qëndron në krye me 1,324 euro”, ka shkruar Nimani.
Sipas tij, këto shifra dëshmojnë dështimin e qeverisë Kurti për të ndjekur politika ekonomike që përmirësojnë standardin e jetesës në nivelin e rajonit. /Kosova.info/