34-vjeçari humb jetën në aksident në Prizren, ndalohet ngasësi i veturës

Një person 34-vjeçar ka humbur jetën sonte në Prizren, rreth orës 19:10, pasi dyshohet të jetë goditur nga një veturë në rrugën “Wesley Clark”. Viktima, I.O., u dërgua në Spitalin Rajonal të Prizrenit pa shenja jete.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Prizrenit, vetura me targa vendore dyshohet të jetë drejtuar nga D.D., rreth 24 vjeç. Njësitet e policisë dhe hetuesit e aksidenteve trafikut kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Prokurori kujdestar është njoftuar dhe hetimet po vazhdojnë në koordinim me organet kompetente.

“Rreth orës 19:12, Policia ka pranuar informatë se në Spitalin Rajonal në Prizren është sjellë një person pa shenja jete, sipas mjekëve kujdestarë. Bazuar në informacionet fillestare, dyshohet se viktima është goditur nga një veturë në rrugën “Wesli Clark” në Prizren. Patrullat policore kanë dalë në spital, ku është konfirmuar se personi i pajetë është I.O., mashkull, rreth 34 vjeçar. Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se është goditur nga një veturë me targa vendore, e drejtuar nga D.D., mashkull, rreth 24 vjeçar. Njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se ngasësi i veturës është ndaluar për 48 orë.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jete është  dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasësi ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftim.


Go to TOP