Produksioni nxjerr videot e Donaldit duke u puthur e përqafuar me vajzat e tjera

Mbrëmë është diskutuar edhe për “kiminë” mes Donaldit dhe Beatrixit.

Ka qenë opinionisti Meridian Ramcaj, ai që ka thënë se sheh një kimi mes atyre të dyve.

“Shikoj njëfarë kimie të vogël mes Trixit dhe Donaldit, pavarësisht se DOnaldi mund ta fsheh këtë”, ka thënë Meridiani.

Por, pas kësaj deklarate, ka reaguar Beatrixi duke thënë se janë vetëm shokë.

“Jemi shokë shumë të mirë. Unë ndihem shumë e lirshme edhe për shakatë, sepse edhe mi pranon edhe ia pranoj”, ka thënë Beatrixi.

Më pas ka ndërhyrë Semi, e cila është shoqja e të dashurës së Donaldit, e cila ka thënë se s’ka asgjë këtu.

“Dëgjo moj Arbana, s’ka asgjë këtu”, ka thënë Semi.

Më pas, Arbana e ka pyetur Semin nëse do të kishte ndonjë gjë të keqe nëse do të kishte, dhe ajo ka thënë se po.

Pas kësaj, Donaldi e ka pyetur Semin se çfarë do të bënte nëse do kishte dhe më pas kanë shpërthyer të qeshurat.

“Pse, ca do bëjë ti kot”, ka thënë Donaldi.

Në fund, Fifi ka përmendur edhe Borën. 

“Mdoket e paska shti Bora këta brenda pikërisht për këtë muhabet”, ka thënë Fifi.

Go to TOP