“Do të dëgjoni këto ditë…”, avokati shqiptar vjen me një paralajmërim të ri për Sali Berishën

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar vendimin e Departamentit të Thesarit Amerikan për të futur në listë sanksionesh rrjetet e korrupsionit në Evropë, përfshirë edhe grupin e krimit të organizuar në veri të Kosovës që drejtohet nga Zvonko Veselinoviq.

Millan Radojçiq, Zvonko dhe Zharko Veselinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë listën e sanksioneve të SHBA-së.

E Ngjela ka thënë se sanksionet amerikane ndaj bosëve të krimit në veri të Kosovës, janë fakt dhe jo paralajmërim.

“Ky nuk është paralajmërim. Ky është fakt”, ka thënë avokati Ngjela .

Avokati ka folur edhe për ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, për të cilin ka thënë se është njëlloj sikurse serbët që u futën në “listën e zezë” të SHBA-së.

“Pse ju mendoni se Berisha & co. nuk janë të Beogradit njëlloj si emrat që përmendet?”, ka thënë më tej Spartak Ngjela.

Ai ka paralajmëruar ndodhi të reja ditëve të ardhshme.

“Do të dëgjoni këto ditë…”, ka shtuar Spartak Ngjela .

Ndryshe, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, i cili ishte për vizitë dje në Shqipëri ka folur për herë të parë publikisht për shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës.

Ai tha se ky nuk është vendim politik, por është vendim institucional.

“Nuk është vendim politik, është vendim institucional. Nëse sheh shpalljet në veri të Kosovës, u deshën vite të hetoheshin. Po! Hetimet kanë nisur që në kohën e administratës së Trumpit. Ku janë hetuesit vendas? Ne kemi rregullat tona. Nëse doni ta dini hetoni, bëni ndjekje penale. Ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit. Nuk e kisha pyetje retorike këtë”, ka deklaruar Escobar.

Go to TOP