Rajoni

30 kryetarë komunash në rrethin e parë, balotazh i “nxehtë” në komunat shqiptare në Maqedoninë e Veriut

LSDM-ja humbi pothuajse gjitha bastionet socialdemokrate.

Partia e Zoran Zaev nuk fitoi asnjë komunë në kryeqytet përveç Shkupit ku në rreth të parë prin kandidatja e pavarur Danella Arsovska, ndërsa VMRO-DPMNE-ja për momentin ka siguruar katër komuna në rreth të parë dhe prinë në të gjitha komunat tjera me shumicë maqedonase në kuadër të Qytetit të Shkupit, përveç në Qendër dhe Gjorçe Petrov ku procesi shkon në balotazh dhe prinë kandidatët e LSDM-së.

VMRO-DPMNE
Butel
Aerodrom
Gazi Babë
Kisella Vodë

BDI në kuadër të Qytetit të Shkupit ka fituar vetëm Sarajin, ndërsa në Çair shkohet në rreth të dytë mes kandidatit të BDI-së dhe atij të ASH-AAA-së.

Në raundin e parë, VMRO-DPMNE-ja fitoi 18 kryetarë komunash, ndërsa LSDM-ja 9.

Socialdemokratët shkojnë në balotazh në bastionin historik, Kumanovë. Kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski u radhit i pari duke e mundur me një diferencë të ngushtë kandidatin e LSDM-së Oliver Ilievski. Nga komunat historikisht socialdemokrat, partia e Zaev fitoi vetëm Strumicën.

BDI fitoi në tre komuna, ndërsa komunat tjera shqiptare shkojnë në balotazh.

Komunat e fituara në raundin e parë:

VMRO-DPMNE- 18
LSDM- 9
BDI- 3

Në 40 komuna shkohet në balotazh. Komunat kryesore shqiptare shkojnë në raund të dytë. Gara më interesante mbetet në Tetovë mes Teuta Arifit të BDI-së dhe Bilall Kasamit të Lëvizjes Besa, ku dallimi në raundin e parë është vetëm 600 vota. Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Strugë mes Ramiz Merkos së BDI-së dhe Idri Istrefit të ASH-AAA-së ku dallimi është 1.500 vota. Opozita shqiptare dallim të thellë ka na Gostivar ku kryetari aktual Arben Taravari prin me rreth 3.000 vota kundër Nevzat Bejtës së BDI-së. Beteja në raundin e parë në këtë komunë nuk u përmbyll për dhjetëra vota.

Balotazh në komunat shqiptare:

Tetovë (Bilall Kasami dhe Teuta Arifi)
Gostivar (Arben Taravari dhe Nevzat Bejta)
Çair (Visar Ganiu dhe Bekim Sali)
Strugë (Ramiz Merko dhe Idri Istrefi)

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 31 tetor kur do të votohet vetëm për kryetar të komunave.

Shfaq më shumë
//mauchopt.net/4/3473483