28 vjet nga masakra e Srebrenicës

Sot shënohet 28-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, masakra më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i kryer në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet

Gjenocidi është kryer në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni” (sq. Akrepat), e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid.

Në shenjë përkujtimi, sot para Teatrit Kombëtar në Prishtinë do të ndizen qirinj.

Ndezja e qirinjve do të bëhet nga ora 20:30.

Go to TOP