25 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij, Osmani: Autorët e krimit të vihen para drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar avokatin Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin 25 vjet pas vrasjes së tyre.

Osmani u shpreh se në këtë përvjetor të tyre, riafirmohet përkushtimi për vëninen e autorëve të krimit para drejtësisë.

“Njëzet e pesë vjet më parë, Kosova humbi luftëtarin për të drejta të njeriut, avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin. Një ditë pasi që u rrëmbyen nga shtëpia e tyre nga forca të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, u ekzekutuan mizorisht”, është shprehur Osmani.

“Në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë për vënien e autorëve të krimit para drejtësisë për vrasjen e avokatit Kelmendi dhe djemve të tij. Ai bëri një jetë të tërë në mbrojtje dhe kërkim të drejtësisë, ndaj i detyrohemi vendosjes së drejtësisë”.

“Veprimtaria e avokatit Kelmendi mbetet trashëgimi e çmuar për ne dhe për brezat. Qoftë i përhershëm kujtimi për Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij!”.

Go to TOP