248-vjetori i krijimit të ushtrisë amerikane, Haradinaj: Të drejtën për të jetuar të lirë e arritëm falë ndihmës së SHBA-ve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 248-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane.

Ai ka thënë se populli i Kosovës do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën.

“Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës”.

Kreu i AAK-së, ka theksuar se të drejtën për të jetuar të lirë populli i Kosovës e ka arritur falë ndihmës në kohë të duhur të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s, të cilët shpëtuan popullin nga tragjedia dhe spastrimi etnik.

“Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me ShBA-të”, shtoi ai.

Go to TOP