Fitoi mandatin e tretë, Haliti: Falënderues nga zemra për besimin e dhënë

Kryetar i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti mori sërish besimin e qytetarëve Vitias që të qeverisë si kryetar komune edhe për një mandat, të tretin në total.

Sokol Haliti e ka dhënë betimin për mandatin e ri, i cili në fjalimin e tij fillimisht nderoi pjesëmarrësit e seances soleme , duke falenderuar nga zemra për besimin e dhënë për të vazhduar edhe një mandat të ri.

Haliti theksoi se është detyrim dhe përgjegjësi për të dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët, zotohet se, do të vazhdojë të punojë me seriozitet e përkushtim maksimal, për të mirën e përgjithshme publike në komunën e Vitisë dhe për përmirësimin e jetës së secilit qytetar në çdo aspekt.Konkretisht, gjatë katër viteve të ardhshme, fokusimi i tij do të jetë tek zhvillimi ekonomik, shëndetësia, kultura, rinia, sporti, arsimi, bujqësia, shërbimet publike si dhe shumë projekteve tjera të rëndësishme.

Do të vazhdojë të punojë ndershëm, me efikasitet të lartë e përgjegjshmëri, do të angazhohem për transaprencë e llogaridhënie të plotë, si dhe për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimarrje, për të përmbushur rrugëtimin dhe sakrificën e gjeneratave të tëra, prej dekadash e deri te lufta e UÇK-së për shtetndërtim dhe institucione të shëndosha dhe për të siguruar të ardhme të ndritshme për gjeneratat e reja, të cilat do të ndihen krenarë me të arriturat që do t`i gëzojnë., tha Haliti.

Tutje ,ai shprehi kënaqësi dhe energji te plotë për të marrë mbi supe përgjegjësinë e udhëheqjes së komunës së Vitisë edhe për një mandat duke kerkuar bashkpunim ,mirekuptim dhe se secili të kryej obligimet dhe punët që i takojnë në menyrë që gjërat të vijnë në vendin e vet .

Fare në fund, dua t`ju uroj shëndet të plotë, sepse tani kemi hyrë në vitin e tretë të pandemisë, e cila na shkaktoi vuajtje e vështirësi të mëdha, duke na marrë edhe shumë jetë njerëzish, për çka shprehi ngushëllimet e mia të sinqerta.Lutem që kjo të kalojë sa më shpejt e ne të gjithë t`i kthemi ritmit normal të punës dhe jetës. Krahas lutjeve, zotohem se bashkë me Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilin e kryesoj, dhe me mekanizmat tjerë institucional, do të vazhdojë me përkushtimin maksimal luftën kundër kësaj të keqe që e ka kapluar mbarë njerëzimin.Përndryshe, në të keq, e në të mirë, do të jem 24 orë i çasshëm e në shërbimin tuaj, tha Haliti duke i falenderuar të gjithë.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti që thotë "Plus INA"


Go to TOP