Dy të rinj ndalohen nga Policia, u gjendet në veturë një kallash

Policia e Kosovës ka ndaluar dy të rinj në Dragash. Sipas policisë, gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur një amë e llojit AK-47 dhe nja karikator me 20 fishekë.

Pas kësaj, me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit dhe janë sekuestruar arma, municioni dhe elektroshoku.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit të lendes është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Sot me datë 11.12.2021, rreth orës 02: 12 min, patrulla kufitare e SPMK Dragash, DRPK Perëndimi Gjakovë, derisa sa kanë qenë në patrullim kanë ndaluar automjetin e tipit Opel Combo me targa vendore të cilën e ngiste i dyshuari V.Y ( 2001) dhe i cili ishte i shoqëruar nga personi A.H ( 2000).

Gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policorë , të njëjtit kanë gjetur një armë AK- 47 dhe një karikator me 20 fishek te kal. 7.62mm.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i krimeve të rënda  dhe me urdhër të tij është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit të parë. Gjatë bastisjes eshtë gjetur edhe një elektroshok.

Është inicuar rasti Mbajtje ne pronësi dhe posedim ilegal i armeve dhe municionit si dhe

janë sekuestruar arma, municioni dhe elektroshoku.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit të lendes është liruar në procedurë të rregullt.

Go to TOP