SPORT

200 huliganë me shkopinj nisen drejt tifozave italianë, përleshen me policinë, 1 efektiv i plagosur

Nuk kanë të ndalur incidentet para finales së Conference League, pasi te rruga ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë, rreth 200 tifozë holandezë me shkopinj dhe gurë janë duke u përleshur me policinë.

Sipas informacioneve për SYRI-n, deri tani është dëmtuar një efektiv policie.

Polcia i ndaloi që të ktheheshin pas sepse ishin nisur për në stadium  ku ndodhen tifozët e Romës, por nuk janë bindur. 

Ndërkohë, para se të përplaseshin me policinë, tifozët holandezë ishin duke festuar me birra dhe muzikë te baret e rrugës ‘Mustafa Matohiti’. 

Nga pamjet e ardhura në redaksi, dallohet se policët janë duke i shpërndarë tifozët holandezë nëpër rrugicat e Tiranës. 

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort