2 viktima nga shpërthimi i bombolës në Greqi, arrestohen 2 pronarët e fabrikës së peshkut
Dy persona janë arrestuar pas vdekjes së 2 punëtorëve nga shpërthimi i bombolës me oksigjen në Greqi. Në pranga janë vënë 2 drejtuesit e fabrikës së peshkut, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre.
Ndërroi jetë nga shpërthimi i bombolës së gazit, ja kush është 41 vjeçari grek, baba i tre fëmijëve

Gerasimos Fatouros, 41 vjeç ishte një prej viktimave të shpërthimit të bombolës së gazit në një fabrikë peshku në Prevezë, Greqi.
Ai ishte baba i tre fëmijëve, 10, 6 dhe 5 vjeç. Gerasimos Fatouros u nda nga jeta teksa po kryente saldime në fabrikë së bashku me një 40 vjeçar me origjinë shqiptare, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Greqi: Shpërthim brenda fabrikës së peshkut, vdesin një shqiptar dhe një grek
Një bombol me oksigjen ka shpërthyer ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në një fabrikë peshku në Prevezë të Greqisë. Për pasojë, dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve të para, shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi, rreth orës 15:30, kur dy punëtorë, një me origjinë greke dhe një me origjinë shqiptare, po kryenin punimet e saldimit. Dy burrat e moshës 41 dhe 49 vjeç u plagosën rëndë por nuk i mbijetuan plagëve të rënda dhe ndërruan jetë, shkruajnë mediat greke. Pas ngjarjes së rëndë, policia greke ka arrestuar dy pronarët e fabrikës së peshkut.
41-vjeçari grek është identifikuar si Gerasimos Fatouros, baba i tre fëmijëve ndërsa nuk dihet ende identiteti i shqiptarit. Gruaja e 41-vjeçarit ka humbur ndjenjat sapo ka mësuar ngjarjen e rëndë. Ajo është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se ka humbur dy motrat e saj në një aksident me makinë dhe tani po përballet me një tragjedi të re.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, zjarrfikëset dhe policia për të mësuar detajet e ngjarjes.
