2 Korriku fiton nga kampioni i Irlandës në UEFA Youth League

Ekipi U19 i FC 2 Korrikut ka arritur fitore me përmbysje në UEFA Youth League, duke mposhtur kampionët e Irlandës, UCD AFC, me rezultatin 2-1 në ndeshjen që është zhvilluar të mërkurën në Prishtinë.

UCD ka kaluar në epërsi me golin e Roy Lawlor në minutën e tridhjetë, mirëpo  FC 2 Korriku ka reaguar me Lis Berishën, i cili ka realizuar dy gola, në minutat dyzet e dy dhe pesëdhjetë e nëntë, duke i dhënë skuadrës fitoren. 

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 6 nëntor në Dublin, duke filluar në orën 20:00.

Paraprakisht skuadra nga kryeqyteti kishte eliminuar nga gara Bylisin.  


Go to TOP