Zyrtari i lartë amerikan nuk u takua sot me Berishën, avokat Tomë Gashi bën parashikimin e papritur për ish-kryeministrin

Avokat Tomë Gashi ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend dhe ndër të tjera edhe vizitën e zyrtarit amerikan, Gabriel Escobar në Tiranë.

Gashi shprehet se nuk është surprizuar nga fakti që Escobar nuk e takoi Berishën, pasi kjo do të ndodhte vetëm nëse do të kishte probleme psikike. Jo vetëm kaq, por Gashi thotë se për Berishën që në momentin që ai u shpall non-grata nuk do të ketë më deklaratë për të nga DASH.

“Vizita e Gabriel Ecsobar është një sinjal shumë i mirë dhe një lajm shumë i mirë për shqiptarët, tregon se SHBA-të janë me Shqipërinë dhe Kosovën. Nëse flasim për Shqipërinë, sinjale më të mira se kaq nuk mund të dërgohen.

Nuk jam surprizuar nga fakti që Escobar nuk u takua me Berishën, do ndodhte vetëm nëse do kishte problem psikike. Nëse Berisha do merrte një mandate në krye të PD do ishte edhe fundi i kësaj partie. Nuk di se çfarë kërkon Berisha kur u shpall non-grata së bashku me familjen e tij. Mendoj se që në momentin që ai u shpall non-grata nuk do ketë më deklaratë për të nga DASH. Ata thjesht do e injorojnë, nuk kanë më punë me të”, shprehet Gashi.

Go to TOP