ZRrE s’publikoi vendimin, AAK: S’ka transparencë se si po përdoren paratë e taksave të qytetarëve për subvencionim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk e ka publikuar ende vendimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për personat që shpenzojnë më shumë se 800 kWh rrymë në muaj.

Në reagimin e AAK-së thuhet se në procesin e rritjes së çmimeve të rrymës s’ka transparencë.

“Kanë kaluar 48 orë prej kur ZRRE e rriti në mënyrë drastike çmimin e energjisë elektrike dhe akoma nuk ka transparencë se si po përdoren paratë e taksave të qytetarëve për subvencionim. Paratë tuaja, qytetarë të nderuar, Kurti po i përdor për të fshehur dështimin e tij dhe për të thënë se ‘rryma për 800 kilovatët e parë nuk shtrenjtohet’. Është e vërtetë që në faturë kjo pjesë nuk do figurojë, por shtrenjtimi do të ndodhë, veçse diferencën e paguan qeveria, po me paratë tuaja. Plus ky subvencionim do të hiqet fundvitin e ardhshëm dhe prap barra do të jetë individuale e juaja”, thuhet në reasgimin e AAK-së.

Më tutje nga kjo parti thonë se nga dje shteti do të jetë më i varfër. Ata i kanë bërë thirrje ZRrE-së që të jenë më transparent dhe të tregojnë çmimin real të energjisë me tarifat e reja.

“Prej dje Shteti do të jetë më i varfër e me këtë edhe ju do të jeni më të varfër.  I bëjmë thirrje ZRRE-së dhe qeverisë që të tregojnë transparencë dhe menjëherë të tregojnë çmimin real dhe mënyrën e ndarjes së 100 milionë eurove të taksave tona. Si rrjedhojë e këtij mashtrimi ordiner i bëjmë thirrje qeverisë që ta shfuqizojë vendimin për shtrenjtimin e rrymës”, thuhet më tutje në reagim.

Go to TOP