Zogaj: Prishtina siguron rritje pagash për punëtorët teknik të sektorit privat

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë hapa për të rritur pagat e punëtorëve teknik të angazhuar nga sektori privat.

Sipas Zogajt, kjo masë ka për qëllim sigurimin e pagave të dinjitetshme për të gjithë punonjësit teknik që kontribuojnë në sektorin publik.

“Kemi kërkuar rritje të pagave dhe kjo po ndodh. Paga të dinjitetshme për secilin,” deklaroi ai duke theksuar angazhimin e komunës për përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetës së qytetarëve të Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP