Zhvatën 10 mln lekë nga një fëmijë duke e kërcënuar, 4 të arrestuar në Korçë

Një 15-vjeçar në Korçë është kërcënuar në vazhdimësi nga katër persona, që e kanë detyruar t’i grabiste familjes mijëra euro për t’ua dhënë atyre.

Ka zgjatur rreth një muaji kjo histori dhe në fund, katër persona janë arrestuar nga Policia e Korçës me akuzën për shtrëngim dhe kanosje për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim. Ata kanë inicialet E.B, K.P dhe Xh.D e K.A.

15-vjeçari me inicialet F.P. është kanosur prej tyre dhe në kohë të ndryshme gjatë një periudhe njëmujore u ka dhënë shuma të ndryshme parash, 8000 euro dhe 200 mijë lekë.


Go to TOP