Zhduket një e mitur në Fushë Kosovë

Një vajzë e mitur raportohet se ka dalë nga shtëpia e saj në Fushë Kosovë dhe nuk është kthyer që nga data 8 mars.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës nga nëna e vajzës, dy ditë pas zhdukjes.

“Rr. Dardania, Fushë Kosovë, 08.03.2022 – 18:00. Ankuesja femër kosovare,  me  10.03.2022 ka raportuar se vajza e saj e mitur për shkaqe ende të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin. 

Go to TOP