Zbardhen detaje nga ngjarja tragjike në Elbasan, mësohet kush është 32-vjeçari që u gjet i shkrumbuar brenda makinës së tij

Një person u gjet i djegur brenda një makine mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Krrabë. Fillimisht ngjarja u dyshua se ishte kriminale, por më pas Policia dhe grupi hetimor kanë arritur në konkluzionin se kemi të bëjmë me një vetëvrasje të shtetasit Armand Mici.

Burimet bëjnë me dije se viktima është Armand Mici dhe ishte një biznesmen në fushën e tregtimit të automjeteve. I ndjeri 32-vjeccar ka qenë në depresion, teksa ka blerë benzinë dhe më pas ka djegur veten.

Në vendngjarje mbërritën pak përpara mesnatës së djeshme drejtori i Policisë së Elbasanit Ardian Çipa si dhe kryeprokurori Kreshnik Ajazi, të cilët kanë qenë dhe në krye të hetimeve.

Sipas policisë, Mici nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penal, por nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë drejt vetëvrasjes.

Fax News ka siguruar edhe foto të të riut, ndërkohë që policia është duke marrë në pyetje familjarë të tij, për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Ishin banorët e zonës ata që njoftuan fillimisht policinë, për mjetin që digjej, ku dhe më pas u gjet trupi i pajetë i Micit.

Publikohet FOTOJA dhe EMRI/ I dha fund jetës duke u djegur në

Njoftimi i policisë:

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi”, në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë ku është djegur një automjet tip “Volkswagen” dhe në brendësi të automjetit ka qenë një person i pa jetë, ju informojmë se:

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor i cili nisi kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e Prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit të pajetë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se personi i pajetë ishte shtetasi Armand Mici, 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip “Volkswagen Passat “me targa AA 273 NU.

Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.

Go to TOP