Zbardhen detaje makabre nga krimi në Vlorë të ish ushtarakut/ Viktima u qëllua me sëpatë, autorët helmuan dhe qentë e komshinjve

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Vlorë, ku një 46-vjeçar është gjetur i masakruar me sëpatë. Të tjera detaje horror kanë dalë në dritë pë 46-vjeçarin Altin Alikaj me profesion ish ushtarak.

Burime bëjnë me dije se janë helmuar më herët qentë e komshinjve, që të mos shkaktonin zhurma.Po ashtu është ulur automati i dritave dhe në banesë është gjetur një sëpatë me gjurmë gjaku.

46 vjecari dyshohet të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Policia po heton në lidhje me dinamikën e ngjarjes, dhe çfarë ka ndodhur në këto 8 ditë, që Alikaj ishte deklaruar i zhdukur nga familja e tij.

Është dashur mbërritja e nënës së tij nga Greqia, në mënyrë që të bëhej hyrja në banesë, edhe pse është ende e paqartë nëse viktima ka humbur jetën së fundi, apo që në momentin e humbjes së kontakteve me familjarët e tij, 8 ditë më parë.

Go to TOP