Vrau gruan dhe më pas shkoi të hante bukë, ky është autori i krimit që tronditi dje Fierin
Ky është 56-vjeçarit Petrit Mamaj i cili ditën e djeshme vrau me thikë në banesë bashkëshorten e tij Valdete Mamaj, nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.
Ditën e djeshme u publikua një tjetër foto për autorin, e një personi tjetër që nuk kishte lidhje, por që pas verifikimeve rezultoi e gabuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës në lagjen Sheq i Madh në Fier.

