Vrau 25-vjeçarin, Bledar Selmanaj tenton arratinë, ja si dështoi plani për t’u arratisur nga spitali i burgut

Bledar Selmanaj 39 vjeç, i cili ndodhet në qelitë e burgut për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuliano Bullari ka tentuar arratisjen ditën e djeshme. Selmanaj ndodhej në ambientet e spitalit të burgut në QSUT, nga ku dhe ka tentuar të arratiset. Mesnatën e djeshme 39-vjeçari ka prerë hekurat e dritares së qelisë duke dashur të arratiset. Tentativë e cila ka dështuar pasi i akuzuari është pikasur nga gardianët e burgut dhe është bërë kërkesa për shtimi e masave të sigurisë ndaj tij.

Bledar Selmanaj pas arrestimit mbahej në ambientet e Burgut të Peqinit dhe është sjellë në kryeqytet disa ditë më parë për shkak të problemeve shëndetësore. Selmanaj u arrestua në korrik të këtij viti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 4 ditë pasi u vra 25-vjeçari Xhuliano Bullari në Babicë të Vlorës. Pas arrestimit të tij, ai nuk e ka pranuar në gjykatë krimin për të cilin akuzohet. Pak ditë pasi u arrestua rezultoi që Bledar Selmanaj të kishte kartelë mjekësore dhe kurohej për shëndetin mendor. Në muajin shtator në ambientet e burgut të Peqinit Bledar Selmanaj ka tentuar të vetëvritet. Gardianët e burgut e kanë pikasur teksa Selmanaj tentonte të varte veten dhe kanë ndërhyrë në kohë, duke e parandaluar.

Vrasja e 25-vjeçarit

25-vjeçari Xhuliano Bullari u gjet në rrugën Babicë-Vlorë brenda një automjeti tip “Fiat Punto” i qëlluar me tre plumba, njëri prej të cilëve e kishte goditur në kokë. Xhuliano Bullari, banues në Elbasan, u ekzekutua në një zonë të thellë në Vlorë. Autori i dyshuar Bledar Selmanaj dhe viktima Xhuliano Bullari kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin, pasi ishin njohur në qelitë e burgut. 25-vjeçari i vrarë ka qenë në burg për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” ndaj shtetasve sirianë dhe është liruar nga qelia rreth dy vite më parë. Ndërsa autori i dyshuar Selmanaj është lënë i lirë në korrik të këtij viti. Dy të rinjtë kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë qelisë. Prishja e pazareve të drogës ishte dhe arsyeja që çoi në ekzekutimin e 25-vjeçarit Bullari. Ditën që ndodhi vrasja Selmanaj dhe Bullari ishin nisur nga Tirana në drejtim të Vlorës për çështje të trafikut të drogës. Në dëshmitë e tij 39-vjeçari Selmanaj ka thënë se konflikti mes tij dhe viktimës ka ardhur për shkak të 3 mijë eurove drogë. Selmanaj ka deklaruar se kjo shumë monetare ishte paguar me para falso nga Xhuliano Bullari. Bledar Selmanaj ka qenë negociator për blerjen e 100 kilogramëve hashash mes shokëve të tij dhe palës së Xhuliano Bullarit, por këta të fundit e kanë bërë pagesën me euro false. Ky ka qenë dhe shkaku për krisjen e miqësissë me Selmanajt dhe Bullarit. Nga kamerat e sigurisë policia ka arritur të zbulojë rrugën e ndjekur nga autori i dyshuar dhe viktima. Në pamjet filmike u pa se mbrëmjen e 21 gushtit makina “Fiat Punto” me të cilën udhëtonin dy shokët ka kaluar pranë një pike karburanti në Qafë Babicë, ndërsa Xhuliano Bullari u gjet i vrarë në një zonë që nga banorët mnjihet si “Lapidari”. Në banesën e Bledar Selmanajt në Vlorë policia gjeti të groposur në oborr një pistoletë e llojit Tangofolio Giuseppe SRL Gardone Italy. Armë që rezultoi të ishte e njëjtë me armën që qëlloi Xhuliano Bullarin.

Go to TOP