Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Presidentit Meta, reagon kryeministri Rama: Kjo është absurde fare!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidenti të Republikës. Sipas Ramës, pushtetet e pavarura mund të marrin edhe vendime “që mund të mos na pëlqejnë”.

“Me goditjet që more nga gjykata kushtetuese sot nuk të ka asnjë vlerë fjala. Dikur të mbuluam me vota, po me sa duket, nuk e ke problem të dalësh i zbuluar. Asnjëherë nuk më ke zhgënjyet si sot. Dikur për të votuar ty, më thyen krahun. Të trokitëm ndonjëherë në derë. Fiasko”, i shkruan qytetari në Facebook.

Në përgjigjen e tij, Edi Rama thotë se nuk i kontrollon ai gjykatat dhe nuk është faji i tij që qytetari mendon kështu.

“Gjykata kushtetuese nuk varet nga qeveria i dashur Bajram dhe nuk e kuptoj per cfare dalje zbuluar e ke fjalen, sepse faktikisht gjykata kushtetuese doli kunder vendimit tone!

Ah, nese ti ke menduar se une duhet te kontrolloj edhe gjykaten kushtetuese atehere ky nuk eshte faji im, sepse detyra ime eshte komplet tjeter dhe per sa kohe e kemi zgjedhur kete sistem, duhet te pajtohemi edhe me faktin se pushtetet e pavarura mund te marrin vendime qe nuk na pelqejne!

Une nuk dua t’i komentoj vendimet e gjykatave, sepse nuk me takon, por qe te me thuhet se nje vendim gjykate qe bie ndesh komplet me qendrimin tim qenka zhgenjim prej meje, kjo eshte absurde fare”, thotë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Presidentit Meta,
Go to TOP