Vdes në rrethana të dyshimta gruaja në Prishtinë, nisin hetimet

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ankuesja femër  kosovare, ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën femër kosovare, për të  cilën e njëjta ishte kujdesur.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. 

Go to TOP