Ukraina i drejtohet NATO-s: Ne kemi nevojë për më shumë se vetëm armë – reagoni sa nuk është bërë shumë vonë

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka falënderuar vendet në aleancën ushtarake të NATO-s që kanë dërguar municion dhe armë për të ndihmuar në rezistencën ndaj pushtimit rus, por u lut për më shumë ndihmë.

“Na ndihmoni”, tha ai në një video në Facebook.

“Nëse nuk e bëni, kam frikë se do të duhet të ndani përgjegjësinë për jetët dhe vuajtjet e civilëve ukrainas, të cilët vdiqën për shkak të pilotëve të pamëshirshëm rusë që hedhin bomba mbi ta”.

Kuleba tha se ai është i bindur se do të vijë një moment në luftë ku Evropa do të bëhet “e gatshme të na ofrojë çdo gjë që na nevojitet për të ndaluar Putinin që t’ju godasë” dhe ta kthejë Evropën në një “makth”.

“Shpresa ime e vetme është se nuk do të jetë shumë vonë”, ka thënë më tej ai.

Go to TOP