Tre rahovecasit mblidhen dhe e rrahin babanë e tyre, e bëjnë për spital

Tre persona kanë përfunduar në pranga në Rahovec gjatë ditës së djeshme nën dyshimin për dhunë në familje.

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër, pasi që të njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje, e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-babain e tyre.

Viktima ka pësuar lëndime, të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

Go to TOP