Tomë Gashi shpërthen ndaj Edi Ramës: Turp o Edi…

Gjatë ditës së sotme, në Tiranë ka qëndruar për vizitë presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. E me të përfunduar vizitën në Tiranë, Erdogan ka fluturuar drejt Beogradit, ku është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

E kjo vizitë e Erdoganit në Tiranë, ka nxitur reagimin e ashpër të avokatit, Tomë Gashi.

“Qysh se ka të qartë Edi Rama që Shqiptarët nuk dojnë me kanë vëlla me Turqit e aq më pak me Erdoganin. Qysh ka fytyrë Edi me fol në emër të Kosovës. A e din Edo që Erdogani në luftën e tij politike na ka marr fytyrën ne Shqiptarëve të Kosovës & Kosovës si shtet kur Hashimi & co ja dorëzuan 6 shtetas turq pa procedura ligjore duke i dorëzuar si rob lufte tek Erdogani, dhe bota nuk na fali këtë vepër të shëmtuar”, ka shkruar ndër tjerash Tomë Gashi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Marre & Turp o Edi

Se kuptoj ama, hiq se kuptoj se si disa Shqiptar sa lehtë i bëjnë vëllezër okupatorët që për pak na hoqën nga faqja e dheut!

Qysh se ka të qartë Edi Rama që Shqiptarët nuk dojnë me kanë vëlla me Turqit e aq më pak me Erdoganin.

Qysh ka fytyrë Edi me fol në emër të Kosovës.

A e din Edo që Erdogani në luftën e tij politike na ka marr fytyrën ne Shqiptarëve të Kosovës & Kosovës si shtet kur Hashimi & co ja dorëzuan 6 shtetas turq pa procedura ligjore duke i dorëzuar si rob lufte tek Erdogani, dhe bota nuk na fali këtë vepër të shëmtuar.

Ku e gjete këtë ditë të krenarisë tonë me na fyer të gjithë Shqiptarëve, sot është përvjetori i vdekjes së mbretit tonë Gjergj Kastrioti.

Pse se thirre edhe at tjetrin super shokun tënd Vuçiqin dhe me i vu pikë marres që po e bën duke i glorifiku okupatorët.

Të fala vëllezërve tu që nuk mund të jenë kurrë vëllezërit tanë.

Marre & Turp

P.S. thuhet që Gjergi kur o kthy me çliru Shqipërinë nga Turqit ka vra edhe do do Shqiptar që ishin Tradhtar… po mire ja u ka ba Gjergji he i lumtë shpata.

Go to TOP