Tjetër grabitje në Prishtinë, dy persona nën kërcënimin e armës kryejnë grabitje në objektin e PTK-së

Një tjetër grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në Prishtinë.

Kësaj radhe cak i grabitjes ishte objekti i PTK-së ne lagjen Bregu i Dellit në kryeqytet.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona i dyshuar.

Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit. 

Go to TOP