Teologu kosovar e ‘zbulon’ pse po rriten çmimet kaq shpejt

Teologu Mustafë Bajrami ka reaguar pas rritjes së çmimeve të ushqimit në Kosovë.

Bajrami ka thënë se ngritja e çmimeve të ushqimit në përmasa enorme si dhe mos shpërndarja ende e librave nëpër shkolla po tingëllojnë si të ishin sabotazhë ndaj qeverisë.

“Ngritja e çmimeve në përmasa enorme (ushqime dhe barna) si dhe mos shpërndarja ende e librave nëpër shkolla (kaluan afër dy muaj), disi po tingëllojnë si të ishin sabotazhë ndaj shtetit, respektivisht ndaj qeverisë”, ka shkruar mes tjerash ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Ngritja e çmimeve në përmasa enorme (ushqime dhe barna) si dhe mos shpërndarja ende e librave nëpër shkolla (kaluan afër dy muaj), disi po tingëllojnë si të ishin sabotazhë ndaj shtetit, respektivisht ndaj qeverisë. Nuk është keq qeveria e vendin me çapurishë këtë mesele dhe me pa se çka është tu ndodhë! Përndryshe, s’ka kalem që di me arsyetue logjikshëm këtë të ligë kaq të shëmtuar që na u ka hedhë mbi shpindë…!

Go to TOP