Tentoi ta sulmonte bashkëshorten dhe djalin me sëpatë, arrestohet 56-vjeçari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një 56-vjeçar në Ferizaj, pasi kishte tentuat të sulmonte me sëpatë bashkëshorten dhe djalin e tij.

Përmes një komunikate për medie, PK-ja ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:40 ka pranuar një informacion se në  Rrugën ‘’Lulzim Guta’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje .

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.S (M/K) 56 vjeçar, i cili gjatë ditës kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, mirëpo nuk  ishte raportuar ky rast. Më pas, në mes natë në gjendje të dehur tenton me sëpatë të sulmoj bashkëshorten dhe djalin e tij , mirëpo pengohet nga anëtarët tjerë të familjes”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur Sektori për Dhunë në Familje dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. 

Go to TOP