“Të qartësohet marrëveshja për leje qëndrim, s’do të thotë edhe marrje e pasaportës”

Profesori Artan Muhaxhiri, në një prononcim ka kërkuar që marrëveshja për leje qëndrim e nënshkruar në mes Kosovës dhe Shqipërisë të qartësohet.

Kjo pasi, që siç thotë ai njerëzit kanë filluat të mendojnë se mund ta marrin edhe pasaportën e Shqipërisë.

“Duhet qartësuar medialisht që kjo marrëveshje nuk do të thotë me automatizëm edhe marrje të pasaportës së Shqipërisë për qytetarët e Kosovës, pasi tashmë kanë filluar të përhapen edhe dezinformata të këtilla”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të jetë në interes nga të gjitha marrëveshjet tjera që janë nënshkruar.

“Kësaj radhe, me interes do të jetë marrëveshja për heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm. Nëse zbatohet me përpikëri, ajo do të ndikojë në lehtësime të shumta duke motivuar edhe bashkëpunime ekonomikisht të leverdishme”, shtoi Muhaxhiri.

Muhaxheri për marrëveshjet e arritura  ndërmjet të dy Qeverive tha se, më shumë kamë pasur pompozitet medial sesa synime për plane konkrete në mes të dyja vendeve.

“Shumë më tepër ka pasur pompozitet medial dhe protagonizëm sesa synime të mirëfillta për plane konkrete që do t’i zhvillonin kualitativisht raportet mes dy shoqërive dhe vendeve. Spektaklet me simbolikën kuqezi janë devalvuar nga situatat kur qytetarët e të dyja vendeve, por edhe profesionistët e biznesmenët, reciprokisht kanë hasur në probleme të konsiderueshme institucionale dhe pengesa burokratike”,

Deri më tani Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar rreth 78 marrëveshje, pa këto të sotmet”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Deri tani janë të nënshkruara 78 marrëveshje. Nëse ia bashkëngjisim edhe memorandumet e bashkëpunimit dhe protokollet atëherë totali i tyre është 150”, tha Kryeziu.

Ndryshe, mbledhja e sotme e dy qeverive është mbledhja e shtatë që zhvillohet në mes të dyja vendeve.

Go to TOP