Situata e tensionuar në PD, vjen reagimi i Imer Mushkolajt ndaj Sali Berishës

Opinionisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas situatës së sotme në zyrat e Partisë Demokratike në Shqipëri.

Mushkolaj ka qenë i ashpër me ish-kryeministrin Berisha duke thënë se ai nuk e ka dert pse nxit dhunë e vrasje.

“Është i njëjti Sali i firmave piramidale, Gërdecit dhe vrasjes së protestuesve më 2011”, shkruan Mushkolaj.

Në anën tjetër, sot kanë vazhduar protesta të ashpra në Shqipëri pranë zyreve të Partisë Demokratike atje ku përkrahësit e Berishës kanë tentuar të hyjnë me forcë dhe kanë demoluar selinë blu.

Dy persona janë plagosur në anën tjetër policia ka bërë punën e tyre që të mos e lënë situatën të dalë edhe më tutje nga kontrolli.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP