Shtatë sfidat sociopolitike, që mund ta shprishin shpejt vetëkënaqësinë qeveritare dhe atë parlamentare

Shkruan: Fadil MALOKU

(Viti që po hyjmë do jetë midis tjerash vit sfidash si për qeverinë ashtu edhe për opozitën. Dhe këto sfida pak a shumë mund të përmblidhen;

1. Sfida; e jo sistemimit të gjithë atyre punëtorëve që humbën vendet e tyre të punës, si rezultat i stërzgjatjes së pandemisë covid19, dhe pamundësisë së kompensimit adekuat material të kategorive tjera të rrezikuara sociale. Kategori këto që s’bashku me kontingjentet tjera të shoqërisë kosovare, (të shtyra nga pamundësia e mbijetesës, presionit e frustrimit sociale dhe me vonesat e shkaktuara nga ana e AKP-s) do të vazhdojnë pa ndalur të kërkojnë hisen e tyre në kulaçin e buxhetit (e mbijetesës) aktual;

2. Sfida e shtrenjtimeve të padiktueshme në treg: të artikujve ushqimor (miellit, bukës, dhe produkteve tjera të korpës elemente), ku sipas raporteve të ES-or, për të ia dalur një familje katër anëtarësh në fund muajit, i nevojiten afër 350€, derisa, paga mesatare mbetet gjithnjë nën këtë shifër; energjisë, shërbimeve shëndetësore…etj. Margjinalizimit apo mospërfilljes së qëndrimeve dhe synimeve të Sindikatave në procesin e vendimmarrjeve aktive (jo folklorike si deri tani: ku vetëm koketonin dhe u korruptonin nga institucionet qeveritare!) të privatizimit. Vetëdijesimi i Sindikatave që do të jenë nën trysnin permanente të kategorive të rrezikuara sociale; do të bëjë që krerët e tyre t’u bashkëngjiten turmave të pakënaqura për ta korrigjuar pabarazinë që është gjithnjë e më shumë duke u thelluar;

3. Sfida e papunësisë alarmante në të gjithë sektorët qofshin ata publik apo privat. Në vit në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 35 mijë të rinj, ndërkaq ky treg absorbon nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit! Bashkë me papunësinë ndërlidhet edhe norma e varfërimit permanent të qytetarëve. Zvogëlimi i prodhimtarisë, shqetësimet sociale, etj. janë parametra që flasin se standardi jetësor ka indice tejet negative, e që duhet të jetë një shenjë alarmuese për qeverinë në mënyrë që kjo e fundit t’i kthehet zhvillimit ekonomik të hartojë strategjinë, konceptin dhe vizionin e daljes nga ky kolapsim ekonomik.

4. Sfida e vazhdimit të nepotizmit dhe partizimit të institucioneve shtetërore (qeveria, gjyqësia, prokuroria, shëndetësia, arsimimi…) dhe atyre joshtetërore (Bordet dhe agjensinonet e pavarura!) në gjitha mandatet e shkuara qeverisëse. Pra, një lloj klientelizmi e konformizmi të paparë në vendet e tranzicionit. Nepotizmit të rrënjosur në gjitha (sferat) këto vitet e pasluftës, ku asnjë I ri nga kontingjentet e reja, nuk ka mundur të futet në konkurrencë lojale për punësim me moshatarët e vetë, nëse s’ka patur dikën të njohur nga komuniteti I tij klanor apo partiak;

5. Sfida e pakënaqësisë me dialogun e Brukselit, ku sheshazi komunitetit etnik Serb i është toleruar të legjitimojë tash edhe de jure në kuadër të institucioneve (edhe ashtu të brishta shtetërore me Planin e Ahtisarit) dhe “Lista Srpska”, kërkesat e nominuara për: aprovimin e Asociacioni të komunave ekskluzive serbe(!), përfaqësimin super (pozitiv) diskriminues në Parlamentin e Kosovës. Kosova, paraprakisht ka nevojë për një proces të deliberalizimit, sikurse ai amerikan… i cili do të na ndihmonte jo vetëm në profilizimin, por edhe identifikimin e qartë të ca nevojave fondamentale e ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, siç janë: kontrolli i plotë i pjesës veriore të Kosovës; definimi i qartë i kufijve me Serbinë dhe Malin e Zi; reduktimi i dilemave rreth (mos)bashkimit me Shqipërinë; çështja e vizave; analiza e hapave shtesë që qojnë në drejtim të kyçjes në BE-ane; vazhdimi i profilizimit ideologjikë i partive politike; konsolidimit të demokracisë, etj.

6. Sfida e vonimit të fillimit të reformimit të sistemit arsimor, pra, përgatitjes së: kuadrove që për imperative e kanë jo ex katedren, por mësimin dhe gjykimin kreativ në mënyrë që studentët të mund të hyjnë në një konkurrencë lojale me bashkëmoshatarët e tyre Evropian apo gjeneratën e“ revolucionit teknologjik”…! Në arsim duket që ka nevojë të intervenohet sidomos në sferën; e reduktimit të administratës pranë Universitetit: tolerimit të një raporti akoma hermetik midis profesorëve dhe studentëve: intencës së mbylljes ndaj risive informatike atyre shkencore sidomos atyre teknologjike: ligjërimit akoma ex cateder; mungesës së kuadrove adekuat për lëndë të reja: pamundësisë së qasjes në literaturën bashkëkohore nëpër fakultete: ngritjes së kushteve elementare për studime empirike; transparencës dhe përgjegjësisë financiare: decentralizimit të mjeteve financiare nëpër fakultete, etj. etj;

7. Sfida e konservimit të status quos kosovare, që nuk është duke e kërcënuar me asnjë element; sigurinë dhe stabilitetin e Serbisë, e aq më pak atë të rajonit dhe kontinentit. Përkundrazi, të gjitha analizat e sigurisë dhe stabilitetit rajonal e kontinental, flasim për rritje të mobilizimit për ruajtje e mirëmbajtje të suksesshme të saj. Është Serbia ajo që kërcënon këtë siguri dhe stabilitet rajonal. Status quoja” do e mundësonte padyshim një rishikim; social, politik, ekonomik, juridik, arsimor, ushtarak…etj., të vendit. Në mënyrë që të analizohen; dobësitë e sistemit, mënyra e reduktimit të administratës marramendëse (100.000 punëtorë ka administrata jonë, krahasuar me Slloveninë që ka vetëm 33.000!), ndryshimet në gjyqësore (një lloj Vetingu, si në Shqipëri);Qeveria aktuale, duhet të sillet shumë më shumë me korrektësi, sinqeritet, e jo me arrogancën dhe logjikën e vetëmjaftueshmërisë së numrave! Sepse, “logjika e numrave” është gjithnjë një favor i përkohshëm që shumë më lehtë “pushtohet” se sa që “mirëmbahet”. Parlamentarët kosovar, duhet ta kenë mendjen shumë më shumë te obligimet ndaj elektoratit se sa ndaj liderit partiak…

Go to TOP