Shqipëri, futi emigrantë në bagazh të veturës, deshi t’i sjellë në Kosovë /VIDEO

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili ishte kapur duke transportuar në mënyrë të paligjshme emigrantë në drejtim të Kosovës.

Policia e Shtetit ka bërë publike një video të realizuar në vendin e ngjarjes, ku shihet se si në bagazhin e veturës të të dyshuarit janë gjetur emigrantët.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se i dyshuari nga Tirana e ka kryer këtë vepër penale kundrejt fitimit.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’”, është thënë tutje.

Go to TOP