“Serbët duan që ne të mos kemi dasma”, Rrëfim rrënqethës: Ja çfarë iu tha nëna kosovare që iu kishin vrarë 3 djemë në luftë familjes shkodrane

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, një nëne kosovare ia kishin vrarë ushtria serbe 3 djemtë e saj, ndërsa ajo kishte ikur për në Shqipëri ku ishte vendosur në një hotel në qytetin e Shkodrës.

Poshtë në sallën e Hotelit, një familje shkodrane po bënte dasëm me 300 të ftuar.

Familja shkodrane në shenjë respekti ndaj nënës kosovare, e ndali muzikën, por ajo që ndodhi i la pa fjalë të gjithë të ftuarit.

Nëna me 3 djemë të vrarë në luftë zbriti nga dhoma e hotelit në sallë dhe iu tha mysafirëve të këndojnë e të kërcejnë.

Ajo iu tha atyre se serbët e dëshirojnë këtë, që shqiptarët të mos kenë dasma dhe se nuk duhet t’iu plotësohet kjo dëshirë.

Veprimi i saj i la pa fjalë të gjithë të pranishmit në dasmë. Dëgjoni më poshtë rrëfimin.

Go to TOP