Rrahu gruan e tij, arrestohet Pejani

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë  fizike ndaj bashkëshortes së  tij.

Policia bën të  ditur se me urdhër të prokurorit, personit të  dyshuar i është  caktuar masa e ndalimit policor.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në  komunikatë e Policisë.

Policia thekson tutje se, bazuar në gjendjen shëndetësore i dyshuari dërgohet në tretman mjekësorë-psikiatrik dhe i njëjti është në mbikëqyrje të policisë. 

Go to TOP