Ronaldo i etur për të ditur emrin e trajnerit të ardhshëm të Man Utd

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo po peshon të ardhmen e tij në Old Trafford dhe ajo thuhet se varet nga emri i trajnerit të ardhshëm.

Ralf Rangnick është aktualisht në detyrë të përkohshme pasi Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua më herët gjatë sezonit aktual.

Megjithatë, klubi nga Old Trafford ende duhet të konfirmojë se kush do të jetë trajneri i tyre pas fundit të sezonit aktual.

Ronaldo është kontraktuar me klubin për një sezon të mëtejshëm pas këtij, por ka disa pasiguri për të ardhmen e tij me klubin që po përballet me një sfidë të vështirë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumit ESPN, Ronaldo do të presë të shohë se kush do të jetë menaxheri i përhershëm i klubit për të vendosur nëse ai duhet të qëndrojë edhe për një sezon.

Paul Pogba thuhet se e ka bërë të qartë se preferon që në krye të klubit të mbetet Rangnick, por portugezi Ronaldo nuk duket aq i lumtur nëse gjermani mbetet trajner edhe në sezonin e ardhshëm.

Erik ten Hag i Ajaxit dhe Mauricio Pochettino i Paris Saint-Germain janë përmendur si dy emrat më të mundshëm për të marr drejtimin e Unitedit.

Go to TOP