Real Madridi i interesuar për rikthimin e bujshëm të Ronaldos

Real Madridi thuhet se po planifikon një ribashkim të bujshëm në afatin kalimtar të janarit me superyllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Gjigantët spanjollë besojnë se emërimi i Ralf Rangnick ka hapur potencialisht derën për një lëvizje në mes të sezonit.

Sipas mediumit Football Insider, Real Madridi po monitoron situatën e Ronaldos në janar dhe mund të bëjë një lëvizje nëse inkurajohet.

Ka një ndjenjë mes atyre që janë afër Unitedit se ylli portugez, 36-vjeçar, është i papërshtatshëm për lojën e presionit të lartë që Rangnick po kërkon të zbatojë.

Statistikat e vrapimit dhe sprintit të United ishin menjëherë më të larta në ndeshjen e tij të parë në krye, në fitoren 1-0 të fundjavës së kaluar në Ligën Premier ndaj Crystal Palace.

Ronaldo luajti së bashku me Marcus Rashford në sulmin prej dy lojtarësh pasi Rangnick doli me një sistem të ri për të parë gjendjen e ekipit.

Portugezi tashmë është larguar nga Djajtë e Kuq për Realin një herë në karrierën e tij mahnitëse, në vitin 2009, ku pastaj pati nëntë vite plot gola te Los Blancos, ku shënoi 450 gola nga 438 ndeshje.

Reprezentuesi portugez iu bashkua Unitedit në verë, pasi ata mundën Manchester Cityn për një marrëveshje në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Ronaldo nënshkroi një kontratë dyvjeçare që zgjat deri në verën e vitit 2023 dhe ka një opsion prej 12 muajsh shtesë.

Ai ka nisur mirë sezonin me Djajtë e Kuq duke shënuar 12 gola në 18 ndeshje mes Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve. 

Go to TOP