Qumështorja “Sharri” shpërblen me veturë bashkëpunëtorin besnik pas 20 viteve punë
Qumështorja “Sharri” në Prizren ka nderuar bashkëpunëtorin e saj, Ali Aliu, për kontributin e dhënë gjatë 20 viteve të bashkëpunimit të ndershëm dhe profesional.
Pronari i firmës, Veli Halimi, vlerësoi lartë përkushtimin dhe besnikërinë e tij duke theksuar se Aliu ishte gjithmonë i ndershëm, komunikativ me kolegët dhe asnjëherë nuk e tradhtoi kompaninë, pavarësisht rrethanave.
Në shenjë mirënjohjeje, kompania vendosi ta shpërblejë atë me një veturë të tipit T-ROK, si simbol falënderimi për kontributin shumëvjeçar.
“E gëzofsh Ali!”, ishte mesazhi i përzemërt i Qumështores “Sharri” për bashkëpunëtorin e saj besnik. /Kosova.info/
