Publikohet lista prelimentare e kandidatëve për rekrut në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar listën preliminare të kandidatëve për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut në FSK me listën preliminare të renditjes meritore në bazë të pikëve gjatë testimeve (Testi Fizik, Testi i Inteligjencës, Testi i Njohurive të Përgjithshme dhe Intervista)”, thuhet në njoftimin e tyre.

Përzgjedhja finale e rekrutëve, siç njofton Ministria, do të bëhet pas kontrollave mjekësore, verifikimit final të dosjeve, por gjithmonë duke e respektuar renditjen meritore.

Të gjithë kandidatët do ti nënshtrohen edhe procesit të verifikimit (pastërtisë së figurës) sipas legjislacionit të fuqi.

Njoftimi për orarin e ekzaminimit mjekësor do të publikohet deri më 04.02.2022.

Lista preliminare

Go to TOP