Publikohen pamjet se çka vodhi personi i arrestuar në Fushë Kosovë

Dje nga njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve, dyshohet për rreth 4 raste.

Rastet kanë ndodhur kryesisht nëpër shtëpi në rajonin e Fushë Kosovës.

“Puna e hetuesve  policor,  është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që në Prishtinë, të arrestojnë personin e dyshuar: V.K. mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli në dy lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

Go to TOP