Pro apo kundër? Vjen reagimi i partneres së Don Xhonit për situatën Rusi-Ukrainë

Dje në orët e para të mëngjesit Rusia ka filluar sulmet kundrejt Ukrainës.

Ndaj këtyre sulmeve kanë qenë të shumta reagimet në rrjetet sociale, madje edhe prej vet popullit rus, disa prej të cilëve organizuan protestë kundër luftës .

E një nga qytetaret e Rusisë që ka reaguar për situatën e rëndë mes dy shteteve është edhe Ariana Lirey apo ndryshe partnerja e Don Xhonit.

“Jo luftë”, ka shkruar ajo në reagimin e saj si kërkesë lutjeje të cilën e përcolli me flamujt e dy shteteve Rusi-Ukrainë.

Kujtojmë se gjatë muajit dhjetor Don Xhoni ka postuar në profilin e tij në instagram një foto me Arianën, kështu duke konfirmuar lidhjen me modelen ruse.

Go to TOP