Pingpongistët më të mirë të Kosovës mblidhen për herë të parë nën drejtimin e Petrit Drenicës

Të dielën, për herë të parë, pingpongistët më të mirë të Kosovës janë mbledhur në një aktivitet të organizuar nga Federata e Pingpongut të Kosovës, nën udhëheqjen e Drejtorit të Përfaqësueses, Petrit Drenica. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt profesionalizimit dhe ngritjes së nivelit të përfaqësimit ndërkombëtar në këtë sport.

Pas një seance stërvitore intensive, sportistët morën pjesë në një diskutim të hapur dhe konstruktiv, ku ndanë mendimet, sfidat dhe kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të trajnimit dhe mbështetjes institucionale.

Qëllimi i këtij bashkëbisedimi ishte ndërtimi i një plani të qartë zhvillimi për përfaqësuesen, me fokus në ngritjen e kapaciteteve dhe rezultateve në arenën ndërkombëtare. /Kosova.info/


Go to TOP