Përkujtohen fëmijët e vrarë në Ukrainë
Derisa Ukraina mban zi për të vdekurit e saj nga luftimet, shumë karroca fëmijësh boshe u rreshtuan në sheshin qendror me kalldrëm të qytetit të Lviv të premten më 18 mars.
Ky aksion u organizua nga aktivistët e qytetit në shenjë kujtimi të fëmijëve të vrarë në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus.

Bashkia e Lviv vendosi 109 karroca, çdonjëra në kujtim të një fëmije të vrarë që nga fillimi i luftës.

Lviv që ndodhet në perëndim të Ukrainës ka tërhequr qindra mijëra ukrainas që kërkojnë strehim larg vijës së parë të luftës.

