Për ta kapur motoçiklistin që tentonte të arratisej, polici amerikan e shtypi me veturë – ngritet padi ndaj zyrtarit policor

Një motoçiklist ka ngritur padi kundër një zyrtari policor në Teksas, pasi kamera e vendosur në uniformën dhe veturën e policit, ka kapur momentin kur ai shtypet me veturë kur tenton të arratiset duke vrapuar.

Dustin Bates ka deponuar padinë të hënën – me pretendimin se polici Jonathan Granado i shkaktoi lëndime kur e goditi me veturë gjatë 23 nëntorit të vitit të kaluar.

Ndjekja si nëpër filma ishte regjistruar nga kamerat dhe tentimi për ta ndalur.

E Granado prej publikimit të pamjeve pretendon se nuk kishte pasur për qëllim ta shtyp Bates me veturë – duke i shkaktuar frakturë, lëndim në shtyllën kurrizore, tre brinjë të thyer dhe dora e majtë e thyer në dy vende.

Në video Bates shihet në motoçikletë para veturës së Granados derisa po priste në të kuqen në semafor.

Megjithatë, pasi ia vërejti targat që nuk përshtateshin me sistemin e regjistrimit të mjeteve motorike.

Go to TOP