Pas shkarkimit të Bashës, zbulohet se çfarë do të bëjë ‘partia e re’ më 18 dhjetor!

Nuk ndalet me kaq kuvendi i Berishës. Pasi shkarkuan Lulzim Bashën, ata do të ndërmarrin lëvizjen e ardhës më 18 dhjetor.

Mësohet se pikërisht në këtë datë kur Basha do të zhvillojë kuvendin e PD-së është parashikuar një referendum në çdo degë të Partisë Demokratike, lidhur me vendimin që do të merret sot.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha, do të zhvillojë pak minuta më vonë mbledhjen e kryesisë së PD-së.

Sipas burimeve dy janë mundësitë: Përjashtimi i Sali Berishës nga partia, ose cilësimi nul i vendimeve të marra në Kuvendin e ish-kryeministrit.


Go to TOP