Pas raportimeve, Kurti “merr vendim” dhe e largon DJ gjakovar nga lista e të ndjekurve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tani edhe zyrtarisht nuk e ndjekë asnjë person në Facebook.
Deri sot, i vetmi person që e gëzonte këtë privilegj, të ndiqej në Facebook nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i votuar nga 50,28 përqind e qytetarëve të Kosovës, ishte një DJ nga Gjakova.
Por menjëherë pas raportimit, kryeministri Kurti ka marrë vendim “t’ia revokojë” këtë privilegj DJ-it nga Gjakova.

Nuk dihet nëse kryeministri Kurti tani do të ndjekë dikë tjetër në Facebook, por aktualisht lista e personave që ai i ndjek është e zbrazur.
